“Vepra Letrare 6” përmban vëllimin poetik “S’iki dot nga kjo vjeshtë”. Ajo ka gjithësejt 89 poezi. Disa nga poezitë, që përmblidhën këtu janë: Nga ato që duhen thënë, Iluzion, Mëdyshje, Jetë sovrane, Vajzës me emrin Lumturi, Dhimbja e fundit, Vdekja e nënës, Sa shumë borëra, Vetmia, Kështu të kam njohur, Bashkëkohës, Të humba te muzgu, Fshati im, Nënë Terezës, Mall për qytetin tim, Rebelim, Stjuardesa, S’më pranuan njerëzit etj.
“Vepra Letrare 7” është botuar në dy gjuhë, shqip dhe greqisht. Përmban vëllimin me poezi të zgjedhura me titull “Do mbetet për gjithnjë Homeri”. Në këtë vepër janë 60 poezi të përkthyera, ku mund të përmendim: Braktisja, Kënga jote, Mesazhi i mbrëmjes, Qyteti dhe ajo, Në kujtesën time, Thonë se është këngë, Ti ishe më larg, Mi ktheni ato mbrëmje, Ju përshëndes, Anija e mbrëmjes, Magjia e një kënge, Mëngjesi, Sa shumë borëra, E ndjej se diçka mungon etj.
“Vepra Letrare 8” përmban katër poema satirike të Gjergj Fishtës në origjinal dhe të përshtatura nga autori, shoqëruar me një shkrim të gjatë për veprimtarinë e poetit të madh. Poemat janë: “Nakdomenicipedia”, “Metamorfoza,”, “Jus gentium” dhe “Dredhia e djallit”. Nakdomenicipedia i kushtohet Dom Ndoc Nikajt, romancierit të parë shqiptar njëkohësisht dhe historian. Duke iu drejtuar atij, Fishta satirizon problemet e mprehta të kohës. Metamorfoza është poema rreth së cilës janë thurur shpifjet ndaj poetit. Fishta është themelues i poezisë satirike shqiptare.
Libri me tregime humoristike “Kur isha ministër” është lënda e “Veprës Letrare 9”. Ajo i paraqet lexuesit këto tregime: Horoskopi opozitar, Urime nga shefi, Shoku Shaqir dhe Muho Teli, Kandidat për deputet, Vrasje e mbetur në tentative, Udhëtari gazmor, Ethet e raportit kaluan me sukses, Trimi, Projekt vendimi, Vjehrra, Për hiç gjë u prishëm me komshinjtë, Varianti më i keq i vetvrasjes, Kartolinat e shefit, Prova gjenerale, Kur isha ministër, Dedë Hunda, Me çfarë merret shoku Sadedin, Beqar se beqar, Gjumë me arsye, Romani për Skënderbeun, Hajredini në sferat e larta zyrtare. Aty gjenden gjithsej 21 tregime.