MOTRA PREJ DËBORE
Maja Lunde
ISBN 978-9928-317-50-6
Çmimi 1000 Lekë / 8 €
Po afron Krishtlindja, e cila përkon me ditëlindjen e Kristianit. Zakonisht kjo është dita më e bukur e vitit, kur pema e Krishtlindjes zbukurohet dhe qirinjtë janë ndezur, ajri mbushet me aromën e portokalleve dhe bukës së xhenxhefilit dhe zjarri kërcet në vatër. Por këtë vit asgjë nuk është më si më parë. Kristiani dhe familja e tij janë të hidhëruar për humbjen e motrës së tyre të madhe Juna, dhe ai mendon se ata nuk do ta festojnë Krishtlindjen këtë vit. Por një ditë Kristiani takon Hedvigën e gëzuar. Ajo i kujton atij sa e bukur mund të jetë Krishtlindja dhe ai fillon të besojë se gjithsesi mund të ketë Krishtlindje dhe për familjen e tij. Por ka diçka misterioze në shtëpinë ku jeton Hedvig. Kush është plaku i çuditshëm që vazhdon të shfaqet? Dhe çfarë fsheh në vetvete Hedvig?
Ky libër shoqërohet me ilustrime nga Lisa Aisato
KAPITENI I PORTIT TË TIVARIT
Paolo Muner
ISBN 978-9928-317 – 47 -6
Çmimi 1000 Lekë / 8 €
Libri më i ri i historianit Paolo Muner, bazohet te arkivi i qeverisë detare austriake në Trieste.
Shqipëroi – Albana Nexhipi, Lekaj
REFRENET E TRAZUEME
Jozef Radi
ISBN 978-9928-317-65-0
Çmimi 1500 Lekë / 14 €
Libri përmban poezi nga Jozef Radi, të shkruara nga viti 1980 deri në 2020.
EPOPEJA E NJERIUT
Martin & Mirash Ivanaj
ISBN 978-9928-317-66-7
Çmimi 600 Lekë / 5 €
Libri përmban poezi nga Martin dhe Mirash Ivanaj, dy personalitete të njohura në Shqipërinë e viteve 30. Mirashi njihet dhe si Ministër i Arsimit në vitet 1933-35.
Përktheu nga serbishtja Lazër Radi