Shtatë histori të forta, therëse, mallëngjyese. Shtatë novela, secila me intrigën, personazhet dhe përfundimin e saj të papritur. Shtatë vende të botës, Mozambiku, Kirkizia, Ishujt Mauricius… që sjellin ngjyrat dhe aromat e tyre. Shtatë raste për t”iu dhënë çështjeve të mëdha bashkëkohore një pamje njerëzore. Shtatë çaste, pjesë të jetës. Një lumturi e vërtetë e leximit.
Libri është një roman humoristik i Jerome K. Jerome, botuar për herë të parë në vitin 1889. Vepra u shkrua fillimisht si një udhëzues praktik për udhëtimet me varkë në lumin Tamiz, por autori përfundoi duke krijuar një nga komeditë klasike më të dashura të letërsisë britanike.
Kush nuk do të donte të jetonte në Londrën e fillim shekullit të 19-të, me ballo dhe festa? Rebeka Sheridan do ta pëlqente, sepse shekulli i njëzet e një-të është shumë i ngushtë për të: jetë plot tension, pa hapësirë vetjake dhe të dashur: zero. A është e mundur që askush të mos dijë të tërheqë një vajzë? Asaj i pëlqen të marrë pjesë në evente ku rijetohen zakonet e aristokracisë angleze të shekullit XIX. Gjatë njerit prej tyre, ndodh diçka e pashpjegueshme: Rebeka e gjen veten në Londrën e vitit 1816….
MOT I KEQ PËR DASHURI
ROMANCË NË DITËN E KRIMIT
DUARTROKITËSIT
Bashkim Hoxha
ISBN 978-9928-940-81-0
328 faqe
Vepra 5 është vazhdimi i kolanës së plotë të shkrimtarit Bashkim Hoxha. Në të janë pjesë Mot i keq për dashuri, Romancë në ditën e krimit dhe Duartrokitësit.
ASNJËHERË TË MARTËN
HISTORI ME NJERËZ DHE KAFSHË
SAKRIFICA
Bashkim Hoxha
ISBN 978-9928-940-84-1
318 faqe
Vepra 6 është vazhdimi i kolanës së plotë të shkrimtarit Bashkim Hoxha. Në të janë pjesë Asnjëherë të martën, Histori me njerëz dhe kafshë dhe Sakrifica.
Në “Veprën Letrare 1” është libri “Malësia e Madhe si e njoha unë” e cila përmbledh këta kapituj: Epilogu, Emri simbol, Malësia drejt identitetit të saj shekullor, Malësia e Madhe, një trevë me organizim të lashtë, Bajraktari i Malësisë nuk është beu i çifligut, Një tokë që dëshmon prehistori, Historia e Malësisë në kulmet e saj, Vendi i dy eposeve, Himni shekullor i malësorëve, Malësia e Madhe – një “ përpajnë “ pagane në vreshtin religjoz, Hapsira më e gjerë në konceptin e inçestit, Normat “ juridike “ të gjakmarrjes, reminishencë me librat e shenjtë, Epilogu.
Në “Veprën Letrare 10” gjendet libri me tregime humoristike “Aventurë në Xhenet”. Ajo përmban këto tregime: Aventurë në Xhenet, “Zonja me kone“, Lexo “Donin e qetë”, Për një këngë, Gjumë me sheqer, Dosja e orareve, “Mikpritja“, Llazari duhet të ankohet, Mysafirët e natës në bibliotekë, Kur s’ke një gotë raki, Vendimi, Pifti dhe Prenga, Bojaxhinjtë në shtëpi, Ku është dera ime, Heu, paskam vdekur, Njeriu që ndreq duke përmbysur, Vjedhja interesante, Kërkohet një hoxhë, Shefi i kabinetit, Andrea nga Shijaku, Kryeredaktori zbardh realitetin e nxirë, Ndodhira të policit Jakin… Në këtë vepër gjenden 22 tregime
“Vepra Letrar 2”, përmban librat “Në këngë është edhe historia” dhe “At Benedikt Dema”. Libri ”Në këngë eshtë edhe historia” përmban këta kapituj: Kënga qytetare shkodrane, Kanga majekrahit, Fishta dhe kënga e tij, Humori Shkodran. Ndërsa në librin “At Bendikt Dema”, jeta e këti shkencëtari dhe shkrimtari shpaloset në shtatëmbëdhjetë kapituj.