Po afron Krishtlindja, e cila përkon me ditëlindjen e Kristianit. Zakonisht kjo është dita më e bukur e vitit, kur pema e Krishtlindjes zbukurohet dhe qirinjtë janë ndezur, ajri mbushet me aromën e portokalleve dhe bukës së xhenxhefilit dhe zjarri kërcet në vatër. Por këtë vit asgjë nuk është më si më parë. Kristiani dhe familja e tij janë të hidhëruar për humbjen e motrës së tyre të madhe Juna, dhe ai mendon se ata nuk do ta festojnë Krishtlindjen këtë vit. Por një ditë Kristiani takon Hedvigën e gëzuar. Ajo i kujton atij sa e bukur mund të jetë Krishtlindja dhe ai fillon të besojë se gjithsesi mund të ketë Krishtlindje dhe për familjen e tij. Por ka diçka misterioze në shtëpinë ku jeton Hedvig. Kush është plaku i çuditshëm që vazhdon të shfaqet? Dhe çfarë fsheh në vetvete Hedvig?
Botimet Jozef sjell për lexuesit e vegjël një nga kryeveprat e letërsisë për fëmijë, “Libri e xhunglës” përshtatur për më të vegjlit nga Veronique Ovaldè. Me ilustrime.