KRIJUESI I ERËS
KRIJUESI I ERËS
Maja Lunde
ISBN 978-9928-941-72-5
Çmimi 1400 Lekë
Është qershor dhe pushimet verore të këtij viti do të jenë ndryshe nga të tjerat. Në atdheun e Tobiasit, sapo ka përfunduar një luftë e tmerrshme, e ndërsa të rriturit qëndrojnë në qytet për të punuar dhe riparuar dëmet e luftës, fëmijët dërgohen nëpër fshatra, ku lufta nuk ka lënë aq shumë pasoja. Tobiasi shpreson të gjejë një fermë me njerëz të mirë, ku të mos mungojë qumështi dhe gjalpi, por në vend të kësaj ai përfundon larg, në një ishull, me Loten, një peshkatare e zymtë dhe e heshtur.
Pastaj, një ditë, Tobiasi zbulon, në shtëpinë e Lotes, një dhomë të mbyllur, të mbushur me vizatime misterioze. Atij i ngjallet kureshtja dhe shpejt fillon të zbulojë një mister të vjetër. Kush ishte fëmija që dikur jetonte në atë shtëpi? Çfarë ka ndodhur në farin e dëmtuar nga zjarri, buzë shkëmbinjve? Dhe kush është në të vërtetë Krijuesi i Erës?
Ky libër shoqërohet me ilustrime nga Lisa Aisato

