ALBUM ME POEZI

ALBUM ME POEZI

Kristo Floqi

ISBN 9789928942173

Çmimi 1800 Lekë

558 Faqe

Ky album me poezi të poetit kombëtar shqiptar, Kristo Floqi, hapet me tre vjersha të shkruara prej tij në kujtim të 4 fëmijëve të tij të vdekur në moshë të njomë, Teftës, Shpresës, Dritës, dhe djalit të tij (që nuk ia di emrin), si dhe të nënës së tij, Angjelina Mitko, që ai e quan “Shpatore”.

Më pas, albumi ndahet në tre pjesë.

Pjesa e parë ka vjersha të Kristo Floqit që ndodhen në librin shkollor “SHKËNDIJA”. Ai shkruan se ky libër është botuar në dy volume dhe ka gjithsej 600 tituj vjershash, por unë nuk e kam gjetur volumin e dytë.

Pjesa e dytë ka poezi që ndodhen në librin “TINGËLLIMET E ZEMBRËS”, kryesisht me këngë dashurie dhe satira.

Pjesa e tretë ka poezi të shkruara nga Kristo Floqi, ose të përkthyera prej tij, të cilat janë mbledhur, andej-këndej, prej meje. Kjo pjesë hapet me poemën “DËSHIR’ E VËRTETË E SHQIPËTARËVET”, testamenti politik i Naim Frashërit, të cilën Kristo Floqi e ka përkthyer nga greqishtja.

HENRIK KAÇULINI

 

Category: