PUBLICISTIKA
PUBLICISTIKA
Robert Martiko
ISBN 978-9928-942-14-2
240 faqe
Çmimi 1000 Lekë
Ky libër nuk është thjesht një përmbledhje artikujsh. Ai ndjek një vijë mendimi që kalon përmes kohës, përmes krizave dhe përmes vetë njeriut. Shkrimet që përfshihen këtu lindin nga një shqetësim i vijueshëm: përsëritja. Është një përsëritje që shfaqet në mënyrën si mendojmë, si ndërtojmë dijen dhe si organizojmë jetën kolektive. Në pamje të parë, kjo duket si vazhdimësi, si gjendje e qëndrueshme. Por në thelb, është shenjë e një ngecjeje më të thellë – një lëvizje rreth vetes, pa hyrë në ndryshim.

