RRETH NESH

 

Ndër autorët që bashkëpunojnë rregullisht me Botimet Jozef, janë edhe studiuesi i njohur Paolo Muner, poeti Jozef Radi (nën kujdesin e të cilit është botuar edhe vepra e plotë e Lazër Radit), historianët dhe arkeologët Hava dhe Sali Hidri, historiani Romeo Gurakuqi, profesorët Angjelin Shtjefni, Valentina Shehu, Agim Shehu, Pirro Prifti, Gjergji Shqau, Robert Kosova, Indrit Bimi, e mjaft të tjerë, shkrimtarët Nikolla Spathari, Rifat Hoxha, Enton Bido, Engjëllushe Sanxhaku, poeti Edmond Agolli, poetja Etleva Kupsi (nën kujdesin e së cilës kemi promuovuar mjaft autorë të rinj), si dhe mjaft shkrimtarë e studjues të tjerë nga Durrësi, Tirana, Shkodra, Elbasani, Kavaja etj.

Botimet Jozef është pjesëmarrëse e rregullt e panaireve të librit të organizuara në trevat shqiptare, ku mund të përmendim Panairin e Librit të Tiranës, Prishtinës etj.

Një nga avantazhet e shtëpisë botuese Jozef, është mundësia për të plotësuar të gjitha kërkesat e autorëve, duke filluar nga cilësia e botimit e duke përfunduar në një kërkesë mjaft të rëndësishme të tyre, atë të numrit të kopjeve të botuara. Falë makinerive që zotëron (pasi Botimet Jozef kanë edhe shtypshkronjën e vet), bën të mundur një cilësi maksimale të botimeve, si nëpërmjet printerave dixhitalë ashtu edhe nëpërmjet makinerive offset. Të dyja këto teknologji i krijojnë mundësi botuesve të zgjedhin më të përshtatshmen, duke variuar nga një numër i kufizuar kopjesh (nëpërmjet stampimit me printera dixhitalë) e deri në sasi të mëdha (me makineritë offset). Proçesi i botimit ndiqet në çdo fazë që nga përpunimi i materialit të sjellë, redaktimi, faqosja dhe dizaini i kopertinës e deri te shtypja përfundimtare e librit.

KONTAKT

Per me shume informacione mos hezitoni te na kontaktoni

DISA NGA BOTIMET TONA

EVA E TYRE NUK E HËNGRI MOLLËN

Bashkim Hoxha

ISBN 9789928941138

150 Faqe

 Roman nga Bashkim Hoxha

AVENTURAT E PERËNDIMIT TË LARGËT

F. Austin

ISBN 9789928941268

Çmimi 1200 Lekë

166 faqe

Libri tregon histori nga perëndimi i largët i Amerikës. Ai shoqërohet me ilustrime.

KU U TRET FJALA?

Bardhyl Agasi

ISBN 9789928941398

Çmimi 800 Lekë

192 Faqe

Përmbledhja poetike e Bardhyl Agasit përmban poezi të shkruara në vite të cilat pasqyrojne dhe një pjesë të jetës së tij.

MËKATI I VIRGJËRESHËS

Ardi Omeri

ISBN 9789928941374

Çmimi 700 Lekë

186 Faqe

Botimi është romani më i ri i shkrimtarit Ardi Omeri.

DIELLI NË PERËNDIM

Orlando Donfrancesco

ISBN 9789928941459

Çmimi 1200 Lekë

308 Faqe

Romani është botimi më i ri i shkrimtarit italian Orlando Donfrancesco.

Përktheu nga origjinali Silvi Hysni Aruçi

ETËHEM HAXHIADEM

Robert Martiko

ISBN 9789928941480

Çmimi 600 Lekë

84 Faqe

Libri është një studim për Ethem Haxhiademin (1902–1965) dramaturgun, poetin dhe studiuesin shqiptar, një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të tragjedisë klasike në letërsinë shqiptare.

TRE VETË NË NJË LUNDËR

Jerome K.Jerome

ISBN 9789928941343

Çmimi 1200 Lekë

258 Faqe

Libri është një roman humoristik i Jerome K. Jerome, botuar për herë të parë në vitin 1889. Vepra u shkrua fillimisht si një udhëzues praktik për udhëtimet me varkë në lumin Tamiz, por autori përfundoi duke krijuar një nga komeditë klasike më të dashura të letërsisë britanike.

Përktheu nga anglishtja Maksim Rakipaj

LINDI NJË MIQËSI

Marie-Hélène Rossius

ISBN 9789928941237

Çmimi 400 Lekë

24 faqe

Libri është botimi i parë  me ilustrime për fëmijë i aventurave të Raf dhe Ruf.