ARKİTEKT KOLİQİ – MONUMENTİ “SHÊJZAT”
ARKİTEKT KOLİQİ – MONUMENTİ “SHÊJZAT”
Jozef Radi
ISBN 978-9928-811-30-1
Çmimi 1600 Lekë / 16 €
584 Faqe
Ernest Koliqi edhe në ditët e vështira të mërgimit, s’e ka pushuar as interesimin e as veprimtarinë e tij të frytshme për punët e emigracionit shqiptar, të diasporës e të shqiptarëve që jetonin nën pushtimin serbosllav. Ai ka ndjekur me kujdes dhe interesim të vazhdueshëm zhvillimin e shkollës dhe të kulturës shqiptare në ato treva dhe këshillonte se “ajo punë e madhe, e filluar aq mbarë, jo vetëm të mos ndërpritej, por të shtohej e të lulëzohej gjithnjë e më shumë, sepse “…vetëm një popull i kulturuar ka të drejtë t’i kërkojë të drejtat e veta dhe t’u imponohet të tjerëve”.
Dr. Lazër Radi
Botimi i së përkohëshmes “Shêjzat” ka për qëllim të kryemit e nji detyre intelektuale kundrejt atdheut, në kohën kur në kuadrantin e historisë grepat po shënjojnë nji ças rreziku jetëshues. Bota shqiptare dhe shqiptarizmi janë kah përshkohen nëpër periiudhën ma t’errtë e të frigueshme të qenjes së vet. Për botë shqiptare, kuptojmë mbarë gjinden qi flet shqip dhe ushqen vullnetin e ngulun m’u rendue lirisht në nji bashkëjetesë vllaznore mbi themel të barazisë së tagreve; për shqiptarizëm, trashigimin shpirtnuer të katragjyshave dhe veçoritë fisnore qi na dallojnë prej kombeve tjera.
Ernest Koliqi – numri i parë i “Shêjzat”