MIRËSEVINI TE BOTIMET JOZEF

Botimet Jozef është një shtëpi botuese e krijuar në Durrës në vitin 2012. Nga ky vit e deri më sot ka sjellë për lexuesit shqiptarë një numër të madh botimesh, që nga autorët klasikë francezë si Molière, Voltaire, Victor Hugo, Racine, Corneille, Rostand e të tjerë, (të përkthyera me mjeshtëri nga njohësi i mrekullueshëm i gjuhës franceze, Prokop Gjergo) e deri te ata më të vonë, vendas e të huaj. Një vend të rëndësishëm zënë në fondin e botimeve tona gjithashtu edhe monografitë historike dhe shkencore si dhe librat për fëmijë.

Ndër titujt më të kërkuar, botuar nga Botimet Jozef, mund të përmendim:

– Gjerdani i përkthimeve të Prokop Gjergos (ku përfshihen vepra të klasikëve francezë Molier, Racine, Corneille, Boileau, Hugo, Voltaire, Rostand).

– Titujt: “Pirro”, “Aleksandri i Madh” dhe “Kleoptara”, nga cikli “Njerëz që bënë historinë” të autorit amerikan Jacob Abbot.

-Vepra e plotë e studiuesit triestin Paolo Muner, edhe në version dy gjuhësh (shqip-italisht): “Shpnesa e Shqypniisë – Shqiptarët e Trieshtit”, “Jo vetëm hymni i flamurit”, “Një histori shkodrane”, “Kapiteni i portit të Tivarit”.

– “Fjalori etimologjik i gjuhës shqipe” – nga Kolec Topalli.

– “Shqipëria dhe tokat e lirueme” – nga Romeo Gurakuqi.

– “Historia e Durrësit” – nga Hava dhe Sali Hidri.

– “Sëmundjet, simptomat dhe mjekimi i tyre” – në tre volume – nga Agim Shehu.

– “Dy bredharakë në Shqipëri” – nga Jan & Cora Gordon.

– “Ministri i hekurt – Mirash Ivanaj” nga Lazër Radi.

– “Jeta dhe zakonet e shqiptarëve” – nga Mark Milan (përkthyer nga Lazër Radi).

– “Leksione ëndrrash dhe shpirtrash” – nga Froid & Jung – (përkthyer nga Lazër Radi),

– Vepra e plotë e Platonit – (përkthyer nga Lazër Radi).

– “Jeta e nji njeriu” – vepra e plotë e Giuseppe Ungaretti-t (përkthyer nga Jozef Radi).

– Poezi nga Maram Al Masri.- “Poetë disidentë” – mbledhur dhe përkthyer nga Maksim Rakipaj.

– “Kismeti – fati përrallor i Muhamed Aliut, shqiptarit që themeloi Egjiptin modern” – nga N.Yousry.

– “100 Poezi nga Pablo Neruda” (Fitues i Çmimit “Nobel” për letërsinë në vitin 1971).

– “Hymni i lumturisë” nga Charles Dickens.

– Librat për fëmijë: “Fryrësi i ëndrrave” (B.Villiot), “Libri i Xhunglës” (V.Ovaldè), “Katerinë Sertitydë” (P.Modiano), “Motra prej dëbore”, “Viola dhe gardiania e diellit” (Maja Lunde)

– “Libri i Olimpiadave Junior 1” – nga Robert Kosova.

Në këtë faqe paraqiten botimet tona, ku mund të informoheni më në detaje.

KATEGORITË

DISA NGA BOTIMET TONA

KONTAKT

Për më shumë informacione mos hezitoni të na kontaktoni