MANOVRA E MBRETËRESHËS
MANOVRA E MBRETËRESHËS
Walter Tevis
ISBN 978-9928-357-38-0
Faqe 404
Çmimi 1400 Lekë / 12 €
Përktheu, Idlir Shkurti
Pasi mbetet jetime, në moshën tetë vjeçare, Beth Harmon dërgohet në një jetimore. Shpejt, aty, ajo zbulon dy mënyra për t’i shpëtuar zymtësisë së ambjentit: të luajë shah dhe të marrë pilulat e vogla të gjelbra, që i jepeshin fëmijëve për t’i mbajtur ata nën kontroll. Por shumë shpejt, bëhet e qartë se ajo ka një talent të jashtëzakonshëm në shah dhe ndërsa përparon drejt kreut të renditjes, i krijon vetes mundësinë për një jetë të re. Megjithëkëtë ajo kurrë nuk mund ta mposhtë dëshirën e saj për vetëshkatërrim. Alkooli dhe droga do t’i bëhen pjesë e jetës. Për Betin, vlen më shumë rreziku sesa thjesht fitimi ose humbja.