EKZORCISTI

EKZORCISTI

William Peter Blatty

ISBN 978-9928-942-76-0

Çmimi 1600 Lekë

482 Faqe

Bazuar në një ngjarje të vërtetë, të pushtimit të një fëmije nga demonët, në vitin 1949, “Ekzorcisti” tregon historinë e njëmbëdhjetëvjeçares Regana MekNil dhe nënës së saj, Kris, një aktore e famshme dhe nënë e dashur. Kur personaliteti i Reganës ndryshon papritur dhe ajo fillon të shfaqë sjellje shqetësuese, shpesh të dhunshme, nëna e saj e dëshpëruar, pas dorëzimit të mjekëve, detyrohet të kërkojë ndihmë nga dy priftërinj katolikë, të cilët do të rrezikojnë gjithçka – përfshirë edhe jetët e tyre – për ta çliruar vajzën nga forca e lashtë keqdashëse që e ka pushtuar. Paralel me përpjekjet e nënës për ta shëruar vajzën e vet, kemi edhe investigimin e një detektivi për zbulimin e një vrasjeje. Qëllimisht i papërpunuar dhe profan, ky roman ende ka aftësinë e jashtëzakonshme për t’i tronditur lexuesit dhe për t’i bërë ata të harrojnë se është “vetëm një histori”. Më shumë se pesëdhjetë vjet pas botimit të tij të parë, “Ekzorcisti” mbetet një përvojë leximi vërtet e paharrueshme. Një libër që të bën mos ta lëshosh nga dora. Të paktë do të jenë ata lexues që nuk do të tronditen, pasi autori luan mjeshtërisht në atë kufirin e mjegullt mes natyrores dhe mbinatyrores. Rrëqethës.